Reduktimi i ministrive të Qeverisë së Kosovës, nga 21 sa kanë qenë deri më tash, në 12, siç kanë paralajmëruar partitë që synojnë formimin e koalicionit qeverisës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas organizatave joqeveritare, “Demokraci Plus” dhe “Çohu”, do t’i ketë anët pozitive, por mund të përcillet edhe me probleme, të cilat do të ndikojnë edhe në performancën e qeverisë së ardhshme.
Sipas tyre, reduktimi i numrit të ministrive do të jetë i kushtëzuar me bashkimin e disa ministrive ekzistuese dhe kjo mund të ndikojë në agjendat e ministrive përkatëse, të cilat janë në zbatim e sipër.
Visar Rushtiti nga “Demokraci Plus”, thotë që tashmë ekzistojnë paralajmërime se Ministria e Integrimit Evropian do të bashkohet me Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të bashkohet me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Bashkimi i këtyre ministrive, sipas tij, mund të ndikojë në agjendat përkatëse.
“Agjenda e integrimeve evropiane, mund të ndikohet për shkak të organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian, ashtu siç është propozuar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. E dyta është reforma e administratës publike, e cila, po ashtu, mund të ndikohet nëse, siç është propozuar, Ministria e Administratës Publike bëhet së bashku me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Rushiti.
Rushiti shtoi se opsioni më real do të ishte që organizimi i integrimeve evropiane të bëhej në kuadër të një agjencie apo sekretariate në kuadër të zyrës së kryeministrit.
Sipas tij edhe reforma e administratës publike do të ndikohet në qoftë se Ministria e Administratës Publike bëhet pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Rrjedhimisht, siç thotë ai, Ministria e Administratës Publike duhet të mbetet e vetme, sikurse që ka qenë deri më tash.
Mendim të përafërt ka edhe Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai vlerëson që fuzionomi i ministrive mund të shkaktojë telashe të mëdha për qeverinë e ardhshme.
“Bashkimi i këtyre ministrive ka për t’u shkaktuar shumë telashe, sidomos kur po synojnë t’i bashkojnë disa ministri, si për shembull (Minisitrinë e Administrimit) të Pushtetit Lokal me atë (Ministrinë) e Punëve të Brendshme , që nuk kanë kurrfarë lidhshmërie në mes vete. Do të ketë telashe edhe me agjendë, në përcaktim të agjendës dhe te ligjet. Kur të fillojnë t’i ndryshojnë ose t’i hartojnë ligjet e rejat, do të kenë shumë telashe”, theksoi Demhasaj.
Megjithatë, reduktimi i numrit të ministrive, sipas Rushitit, është shprehur si domosdo nga shoqëria civile që moti. Reduktimi i paralajmëruar, siç thotë ai, në 12 ministri do të shkaktojë telashe me akomodimin e zyrtarëve që punojnë në ministritë aktuale.
“Mirëpo, ky nuk është proces, i cili mund të bëhet për një apo dy muaj. Ne kemi thënë që Qeveria duhet ta kërkojë votën në Kuvend, me 12 ministri. Të zgjedhë 12 ministri sipas fushave. Duhet zgjedhur fushat, të cilat duhet të jenë në kuadër të këtyre 12 ministrive dhe pastaj, këto nëntë ministritë tjera, duhet të akomodohen dhe organizohen si pjesë e këtyre 12 të parave, në mënyrë graduale. Ndoshta i tëri një mandat im plotë, 4 vjeçar, kalon derisa të bëhet një sistematizim i plotë dhe i mirëfilltë i të gjithë atyre, që mund të themi kushtimisht, që janë tepricë në këto nëntë ministritë tjera”, u shpreh Rushiti.
Por, Demhasaj thotë se problemi me të cilin do të ballafaqohet qeveria e ardhshme, në rast se i redukton ministritë sipas paralajmërimeve, do të jetë delegimi apo akomodimi i nëpunësve që kanë kontrata me Qeverinë. Në rast se ata largohen nga puna, sipas tij, mund ta padisin në gjykata Qeverinë dhe kjo mund të sjellë pasoja financiare për këtë të fundit.
“Nuk nënkupton vetëm ajo që e bashkove ministrinë dhe një ministër, por më vonë janë telashet që vijnë te stafi. Tash, t’i largosh ata nga puna, nuk është zgjidhje, sepse ata kanë kontrata dhe e padisin Qeverinë dhe mund ta fitojnë rastin në gjykatë, për shkak se u është bërë e padrejtë atyre. Fillimisht është problem edhe që fizikisht t’i bashkosh (ministritë), sepse një pjesë të stafit e ke diku dhe një pjesë të stafit diku tjetër”.
“Kontrolli nuk mundet të jetë i përditshëm nga ana e sekretarit ose sekretariatit në përgjithësi. Kjo më pas mund të shkaktojë telashe dhe performanca mundet të jetë e dobët, sidomos në fillim, derisa të rregullohet se si kanë për të funksionuar këto ministri”, vlerësoi Demhasaj.
Demhasaj shtoi se reduktimi i administratës publike, nënkupton edhe reduktimin e stafit.
Kosova, në vazhdimësi ka pasur vërejtje nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe nga Raporti i progresit për Kosovën, që administrata publike është e ngarkuar tej mase. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët