Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në pjesën e parë të fjalimit të tij para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk ka folur për ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, edhe pse, siç shpjegoi vetë ai, shkaqet dhe motivet e saj, “ishin pasoja më e rëndë e gjithë asaj që po përjetojnë serbët në Kosovë”.
Siç shkruan gazeta serbe “Danas”, një gjë të tillë e kishte vërejtur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në fjalën e tij ka pyetur se pse Vuçiq nuk i ka përmendur tre serbët e vrarë në Banjskë, duke thënë se presidenti i Serbisë nuk e ka bërë këtë sepse e dinte se ata ishin terroristë të financuar nga Serbia, dhe se ishte Vuçiq ai që diktoi aksionin në Banjskë.
Kurti tha se 24 shtatori ishte pjesë e një sulmi më të madh për të rrezikuar veriun e Kosovës.
Pasi pjesëmarrësit e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së folën për Banjskën, siç ishte përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Linda Thomas Greenfield, e cila e cilësoi incidentin e si “sulm të dhunshëm paraushtarak serb” që rezultoi me vdekjen e një polici të Kosovës, ose edhe apo shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e cila beson se Banjska dhe zgjedhjet në veri janë pengesë për marrëveshjet, Vuçiq u detyrua të trajtojë edhe këtë temë, transmeton Telegrafi.
Ai foli për, siç tha, arsyet e vërteta të Banjskës dhe kujtoi se i lutën serbët dhe ai personalisht që të tërhiqen nga barrikadat dhe se ai mori garancitë e SHBA-së dhe BE-së.
“Më thanë në mbledhje, ne te besojmë, nuk u besojmë atyre (SHBA-së dhe BE-së, vr.red.), do të harrojnë dhe do të shkelin gjithçka dhe do të na gjuajnë si lepujt. Unë u thashë atyre se duhet t’u besojmë partnerëve tanë amerikanë, se nuk mund të marrim më shumë se kaq. Më pas më thanë se do ta bëjnë (të heqin barrikadat), por që nuk besojnë”, tha ai.
Ai përsëriti disa herë atë që tha kur fliste për Banjskën, se “njerëzit duan të mbrojnë pragun e tyre dhe familjet e tyre dhe se nuk beson se e kanë bërë me të drejtë”.
Ai ka thënë se është nisur një hetim, “por dikush duhet të kuptojë se sipas Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 është cenuar vetëm integriteti territorial i Serbisë dhe se nuk ka shtete të tjera të cilave iu është cenuar integriteti”.
Duke folur për gazetarët pas seancës, Vuçiq deklaroi se të gjithë ata që e mbrojnë Kurtin e përmendin Banjskën dhe se nuk ka ikur t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, por as Kurti të mos e përmend Asociacionin, transmeton Telegrafi.
Boshko Jakshiq, analist i politikës së jashtme, thotë shpjegimi se pse Vuçiq e mbajti të heshtur Banjskën në raundin e parë të diskutimit nuk është tepër i ndërlikuar.
“Gjithë statistikës që dha, mungonte vetëm tabela kineze, janë argumentet e Serbisë. Banjska nuk është argument për Serbinë, por kundër saj dhe është plotësisht e kuptueshme që ai ka dashur ta shmangë atë”, shpjegon ai.
Në pyejen nëse mund të sqaronte menjëherë ashtu siç bëri më pas, Jakshiq tha se nuk kishte njohuri me qëllimet taktike të Vuçiqit.
“Ai bëri atë që mendonte se do t’i sillte disa pikë, megjithëse ishte e qartë që në fillim se gjithçka do të kthehej në një garë tipike, siç ka qenë deri tani. Kemi dëgjua shkëmbime të tilla akuzash”, thotë ai.
Sipas fjalëve të tij, kur flitet për epilogun e seancës, thotë se deri diku është sukses diplomatik i Serbisë që të luftojë që të diskutohet në KS të KB dhe seanca të jetë e hapur dhe ky është maksimumi.
“Nuk do të ketë asgjë nga pritjet që tani e gjithë bota të dëgjojë pikëpamjet tona. Por këto janë pjesë të retorikës për përdorim të brendshëm. Status quo do të mbetet edhe pas kësaj seance”, përfundon ai.
Se Vuçiq u përpoq t’i shmangej temës që më vonë u imponua nga Kurti dhe që rezultoi me humbjen e disa jetëve, konstaton Milija Bishevac, kryetar i Lëvizjes Popullore Serbe nga Kosova.
Ai konstaton se incidenti [i Banjskës] me siguri në opinionin botëror është paraqitur si akt terrorist dhe se pas kësaj pozicioni diplomatik i Serbisë është përkeqësuar ndjeshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A