LAJMI I FUNDIT:

Ana e panjohur e Zaimina Vasjarit, vera pa pushime për angazhimet e reja të këngëtares

Ana e panjohur e Zaimina Vasjarit, vera pa pushime për angazhimet e reja të këngëtares
(Foto: Zaimina_Vasjari)

Gjashtë muaj, pasi solli në jetë vajzën e saj Khloe nga lidhja shumëvjeçare me partnerin e saj të zemrës Klodian Asllanin, Zaimina Vasjari i çudit të gjithë me fizikun e saj super në formë tashmë pas lindjes.

Këngëtarja, e cila tani menaxhon bizneset e saj, poston shpesh foto në rrjetet sociale ku ekspozon veshjet e saj nga bikini e deri te fustanet e mbrëmjeve. Ajo i bën të gjithë kureshtarë të dinë se si arriti ajo të ruajë trupin perfekt.

Por persona pranë saj kanë dëshmuar se gjithçka është gjenetike, pasi Zaimina nuk bën asgjë të veçantë, pra, nuk mban ndonjë regjim special për të kthyer trupin në formë.


Ndërkohë që presim të shohim se ku do t’i kalojë pushimet e kësaj vere të para si nënë, burime të afërta të çiftit treguan për “Panorama Plus” se për momentin është e angazhuar me punë dhe kështu për pushime nuk ka bërë plane ende, që do të thotë, se nuk do të ketë pa mbaruar angazhimet për spektaklin e “Master class”, projektin e ri me autor Olti Currin.

Ndërkaq, ish-Miss Shqipëria, Zaimina Vasjari, është parë edhe në krah të producentit Petri Bozo. “Dikur Miss Shqipëria 2002, sot miq të vjetër gati për një produksion të ri”, shkruante Petri në foton e postuar në “Instagram”. Le të shohim se si do të rikthehet në ekran Zaimina Vasjari këtë verë, për të cilën ky vit është special duke qenë se në janar solli në jetë vajzën, duke u bërë kështu nënë. Zaimina postoi vetë foto të dorës së bebit në takimin e saj të parë me babain dhe partnerin e këngëtares prej shumë vitesh, biznesmenin Klodian Asllani.

(Foto: Instagram/Zaimina_Vasjari)

“Khloe 29.01.2018. Faleminderit nga zemra!”, shkruante Zaimina në përshkrimin e fotos. Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodi, kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre, Khloe. Pak javë më parë, partneri i saj kishte ditëlindjen dhe Zai kishte menduar t’i bënte një surprizë.

Në “Instastory” ajo kishte vendosur emojin e tortës, (për të treguar që ka një ditëlindje) duke shkruar veçse “Të dua”, ndërsa etiketonte në këtë postim Klodianin. Ky dedikim u pasua nga një tjetër foto ku shfaqej duke u puthur me bashkëshortin në plazh, postim që e shoqëronte me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime!”.

Në trend Magazina

Më shumë
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift

Magazina
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?

Magazina
Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj:  S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Babai i Loredanës hyn në shtëpi, nuk aprovon lidhjen e saj: S’duhej të arrije deri në këtë pikë

Magazina
Kalo në kategori