Dashi
Dashi ndonjëherë është i prirë të jetë shumë impulsiv dhe mund të jetë mjaft i padurueshëm kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve. Nëse dikush tjetër i prezanton idetë e veta një Dashi, ata kanë tendencën të tregojnë pak interes pasi në të vërtetë atyre ju interesojnë vetëm idetë e tyre. Së fundmi, Dashi ndonjëherë mund të shihet si i papjekur dhe fëmijëror.
Demi
Demi mund të jetë shumë materialiste, dhe kjo bën që të tregohet jashtë mase i cekët dhe sipërfaqësor hera herës. Një dem tërhiqet nga dikush i veshur me firma, apo nga një njeri që ka një vilë të bukur, apo nga dikush që bën një jetë luksoze. Demi është një shenjë jashtë mase punëtore, por shpesh herë e pabalancuar, ai e sheh lekun si prioriteti kryesor në jetë, dhe kjo i jep atij karakteristika egoiste – transmeton Top Channel.
Binjakët
Binjakët janë një shenjë super inteligjente, por ndonjëherë ato mund të jenë pak më dinake seç duhet. Ata dinë saktësisht se si të manipulojnë njerëzit dhe situatat në avantazhin e tyre dhe mund të jenë jashtëzakonisht të mirë në artin e mashtrimit. Nëse një Binjak nuk është i balancuar, dhe ju i bëni keq atyre, atëherë ata janë aq dinakë dhe manipulues saqë do të sillen mirë me ju por njëkohësisht do do t’ju bëjnë të çmendur me lojërat e tyre të mendjes.
Gaforrja
Shenja e Gaforres njihet për paqëndrueshmërinë dhe luhatjet ekstreme të humorit. Gaforrja gjithashtu mbahet dhe si një nga shenjat më të ndjeshme të horoskopit. Kjo i bën ata të ofendohen lehtë nga njerëzit e tjerë. Gaforrja ka tendencën ti mbi mendojë gjërat, dhe të mërzitet shumë si pasojë e kësaj. Një gaforre e mërzitur, mund të jetë shumë nevrike dhe mund të thotë gjëra tmerrësisht ofenduese. Kjo shenjë arrin një nivel të ri inati, nëse ju e lëndoni atë, atëherë mund të prisni gjithçka prej tyre.
Luani
Personalitetet e luanit shpesh kanë shumë plane dhe vizione madhështore në kokën e tyre për gjërat që ata dëshirojnë të realizojnë dhe ato mund të bëjnë çdo gjë për t’i kthyer ato ëndrra në realitet. Ata nuk i pranojnë aq mirë kritikat e bëra dhe pse ato mund të jenë konstruktive, dhe nuk janë aq të mirë në heqjen dorë nga roli udhëheqës kur duan të jenë përgjegjës. Luani nuk mund të jetojë dot pa qenë në qendër të vëmendjes gjithë kohën, dhe kjo shpesh herë është shumë e bezdisshme dhe mbytëse për njerëzit që i rrethojnë.
Virgjëresha
Virgjëresha mund të jetë shumë më gjykuese se cilido prej shenjave të tjera dhe ato mund t’ju gjykojnë fshehurazi. Ata janë gjithashtu perfeksionistë, dhe së bashku me gjykimin që iu bëjnë të tjerëve, ky kombinim mund të jetë mjaft i ashpër. Ata gjithashtu mund të jenë pesimistë dhe kur mërziten, situata mund të jetë mjaft dramatike dhe ato mund të kryejnë veprime ekstreme. Virgjëresha është gjithashtu një shenjë materialiste, kësaj shenje i pëlqen shumë jeta e luksit, dhe ndonjëherë vetë sakrifikohet për ta pasur atë.
Peshorja
Peshorja është një manipuluese shumë e mirë, dhe është shumë e aftë në krijimin e gënjeshtrave. Sharmante dhe e zgjuar, kjo shenjë nuk është aq pozitive sa ju mendoni. Mania e saj për t’u dukur gjithmonë mirë në sytë e të tjerëve, ndonjëherë ekspozon detaje për karakterin e tyre. Ata kryesisht përpiqen të përdorin fuqitë e tyre për mirë, por kur dikush i kapërcen, ata mund ta kenë shumë të vështirë t’i rezistojnë tundimit për t’i goditur kur e presin më pak!
Akrepi
Akrepi mund të shihet gjithashtu manipulues dhe mjaft i zjarrtë, kështu që nëse keni një grindje me ta, kini kujdes! Ata kurrë nuk harrojnë kur dikush u ka bërë padrejtësi atyre dhe ka edhe më pak të ngjarë t’ju falë. Ata mund të reagojnë shumë kur lëndohen, dhe shpesh kanë një temperament shumë të keq. Pasi të ndjehen të ulur, mund të jetë shumë e vështirë për të dalë nga temperamenti i tyre.
Shigjetari
Personaliteti i Shigjetarit pëlqen të thotë vetëm gjithçka që është në mendjen e tyre, pavarësisht sa e hapur apo e drejtpërdrejtë mund të jetë. Dhe ndërsa disa mund ta shohin këtë ndershmëri si diçka pozitive, për të tjerët është shumë e tepërt dhe ato mund ta perceptojnë si pandjeshmëri të Shigjetarit. Ata gjithashtu nuk janë shenja më e durueshme në zodiak dhe ata mund të acarohen lehtësisht kur hasin vonesa ose ngadalësohen nga të tjerët.
Bricjapi
Bricjapit i pëlqen ta mendojë veten si një realist skeptik, por për disa qëndrimi i tyre mund të haset si pesimist i çiltër. Bricjapi ka një mendje analitike, dhe shpesh mund te tregohet arrogantë më njerëz mendimet e të cilëve nuk bëjnë sens për bricjapin. Ai priret ti shohë gjërat bardhë e zi, dhe nuk përfshihet lehte në emocione.
Ujori
Ata mund të jenë tepër të fshehtë, emocionalisht të largët dhe të vështirë për t’u afruar. Ujorët e shohin veten e tyre si shumë të zgjuar, dhe kjo bën që ata të gjykojnë shumë shpejt njerëzit e tjerë. Ata nuk janë dëgjues shumë të mirë, sepse realisht nuk i intereson shumë se çfarë mund të jeni duke i thënë, nëse nuk ju konsideron si njeri tepër inteligjent.
Peshqit
Peshqit ndonjëherë shpërqendrohen, dhe e kanë të vështirë ti japin një drejtim jetës së tyre. Ata kanë prirjen për të ngecur në ciklin e mendimeve negative, dhe tu vijë keq për veten e tyre. Kjo bën që ata të vetë futen në një fazë depresive, peshqit i bëjnë sabotazh mendjes së tyre, dhe viktimizohen, kjo bën që njerëzit të keqkuptohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Shenjat e zodiakut që kanë aftësi të jashtëzakonshme negociuese

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Gjërat që nuk duhet t'i mbani kurrë nën lavaman
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?