Zyrtare: Suhareka nënshkruan me portierin Betim Halimi
26/08/2024
Portieri i njohur, Betim Halimi është bashkuar me Suharekën, me klubin që ka njoftuar për marrëveshjen mes palëve. Suhareka që e ka nisur mirë edicionin, duke marr katër pikë në dy ndeshje kërkon që të forcojë sa më shumë skuadrën.“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me portierin BETIM HALIMI i cili është përforcimi ynë i ri”.“Halimi me shumë përvojë përforcon portën tonë së fundmi pjesë e SC Gjilani e në të kaluarën ka mbrojtur portat e shumë skuadrave si vendore e jashtë vendit si ; FC Drita, KF Hajvalia, JK Trans Narva, Olimpik Donetsk, FC Prishtina, FK Kukësi”, thuhet në njoftimin e klubit.Suhareka pritet të jetë mjaftë aktive deri në fund të javës edhe me disa transferime të reja. /Telegrafi/


