Please enter at least 3 characters.

Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

2024/01/0.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se Spanja njeh pasaportën e Kosovës.

Bislimi në një postim në Facebook shkruan se DG Home (Drejtoria e Përgjithshme për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme e BE-së) ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës dhe mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti, raporton Telegrafi.

Lexoni të plotë postimin e Bislimit:Lajmet e mira vazhdojnë. Për qytetarët tanë dhe shtetin.DG Home ka njoftuar se tashmë edhe Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës. Pra mund të udhëtojmë pa viza dhe drejt këtij shteti.Ndërsa me 1 janar nisi lëvizja pa viza, Spanja është destinacion që i shtohet vendeve të zonës Shengen ku mund të udhëtojmë përmes liberalizimit, e ku pengesë më herët ishte mosnjohja e pasaportës sonë.Vazhdojmë tutje, për të sjellë lajme të tjera të mira, e që ndikojnë pozitivisht për qytetarët tanë. /Telegrafi/