Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Sigal Prishtina përforcohet me një bullgar

2016/01/zyrtare-sigal-prishtina-p-euml-rforcohet-me-nj-euml-bullgar_hd.jpg

Klubi kryeqytetas përmes faqes zyrtare në rrjetin social facebook ka konfirmuar transferimin e basketbollistit bullgar, Stanimir Marinov, raporton Koha.net.

Ky është transferimi i tretë i Sigal Prishtinës pas: Gëzim Morinës dhe Gjorgji Cekovskit, kurse kanë paralajmëruar edhe përforcime të tjera për ditët në vijim.

Marinov është i gjatë 192 cm dhe luan në pozitën e “playmakerit” deri sa vitin e kaluar ka luajtur për ekipin bullgar, Cherno More .
Në 24 paraqitje sa i pati me ekipin Cherno More , Stanimir Marinov ka luajtur me një mesatare prej 11 pikëve e 3 asistimeve.