Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Sevilla kompleton transferimin e Susos nga Milani

2020/03/sevilla-fc-v-cfr-cluj-uefa-europa-league-round-of-32-second-leg.jpg
260:"SEVILLE, SPAIN - FEBRUARY 27: Suso of Sevilla FC in action during the UEFA Europa League round of 32 second leg match between Sevilla FC and CFR Cluj at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on February 27, 2020 in Seville, Spain. (Photo by Fran Santiago/Getty Images)
12:"Getty Images

Sevilla e ka mbyllur transferimin e Susos që e kishte në huazim nga Milani për një shumë rreth 25 milionë euro.

Spanjolli iu bashkua klubit nga La Liga në afatin e janarit, derisa ishte bërë e ditur se nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve marrëveshja do të bëhej permanente.

Tani kjo gjë është zyrtare, pasi Real Sociedadi mposhti Villarealin 2-1 në këtë mbrëmje, për t'i mundësuar Sevillës që të futej në garën më të madhe për klube në Evropë për edicionin 2020/21.

26-vjeçari arriti të shënonte një gol dhe bëri dy asistime në 18 ndeshje të zhvilluara për skuadrën që drejtohet nga Julen Lopetegui.

Suso kishte kaluar te Milani në vitin 2015 për shumën e 1.3 milionë eurove nga Liverpooli, për të gjetur mjaftë mirë vetën në San Siro.

Ai kishte shënuar 24 herë dhe bëri 36 asistime në 153 ndeshje të zhvilluara te Rossonerët, duke arritur të fitonte edhe Superkupën e Italisë. /Telegrafi/