Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Roma nënshkruan me Vermaelen (Foto)

2016/08/vermaelen-2.jpg

Thomas Vermaelen tani zyrtarisht është një futbollist i Romës.

Roma ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Thomas Vermaelen.

Marrëveshja në mes të dy skuadrave është huazim për një sezon me opsionin për të blerë përfundimisht .

30-vjeçari belg ka bërë 20 paraqitje për skuadrën e Luis Enriques në 2015-16, por asnjëherë nuk ka qenë zgjedhje e parë.

Ky është transferimi i tretë në mbrojtje për Romën, pasi më parë afruan Juan Jesus nga Interi dhe Marco Rui nga Empoli. /Telegrafi/