Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Pepe te Besiktasi

2017/07/pepem-1212.jpg

Mbrojtësi portugez Pepe do ta vazhdojë karrierën te Besiktasi.

Pas një periudhe të gjatë me Real Madridin, mbrojtësi i njohur Pepe, u nda me këtë klub.

Ai tashmë do ta vazhdojë karrierën te kampionët e Turqisë, Besiktas.

Pepe e zuri vendin e tretë me Portugalinë në Kupën e Konfederatave duke shënuar edhe gol në ndeshjen vendimtare me Meksikën.

Pepe ka bërë karrierë në Portugali te Maritimo dhe Porto, ndërsa te Reali qëndroi 10 vite. /Telegrafi/