Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Malisheva përforcohet me sulmuesin Xhemajl Ibishi

Malisheva ka nisur përforcimet për edicionin e ri dhe sfidat evropiane me një emër që premton shumë në fazën ofensive.

Klubi ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Xhemajl Ibishi, i cili vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut.

Ibishi ka pasur paraqitje mbresëlënëse me FC Shkupin dhe konsiderohet një lojtar me instinkt të lartë golashënues.

Me këtë lëvizje, Malisheva tregon ambicie të qarta për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese në Superligën e Kosovës dhe garat ndërkombëtare.

Postimi i plotë nga FC Malisheva:

FC Malisheva ka kënaqësinë të ju prezantoj sulmuesin Xhemajl Ibishi si përforcimin e parë të këtij afati kalimtar.

Sulmuesi ynë i ri, ishte një nga më të mirët me FC Shkupi në Maqedoni të Veriut, ndërsa vije tek ne për të qenë vlerë e shtuar në skuadren tonë për garat europiane dhe për edicionin e ri në Albi Mall Superligë.

Ibishi njihet për cilësitë e tij fizike dhe ‘vrasës’ para portës, andaj presim që me kualitetin e tij të na dhuroj spektakel, shumë gola dhe asiste!
Ne, jemi të fokusuar të vazhdojmë të i rrisim vlerat dhe konkurrueshmërinë përbrenda skuadres tonë, për të qenë sa më të gatshem për sfidat që na presin dhe realizimin e objektivave në të gjitha drejtimet.

Mezi presim të të shohim në fushë, Xhemajl!