Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Malisheva nënshkruan me Rimal Haxhiun

Klubi i Malishevës ka njoftuar zyrtarisht afrimin e anësorit shqiptar, Rimal Haxhiu, i cili së fundmi ishte pjesë e Tiranës në Superligën e Shqipërisë.

Malisheva ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit në Superligën e Kosovës, duke tentuar të bëjë një skuadër sa më konkurruese në luftën për titull.

Lojtari i fundit që ka zbarkuar në “Liman Gegaj” është anësori 27-vjeçar nga Shqipëria, Rimal Haxhiu.

Njoftimi për nënshkrimin e tij ka ardhur nga faqja zyrtare e Malishevës, e cila i ka uruar mirëseardhje.

“Ju njoftojmë se Rimal Haxhiu është zyrtarisht pjesë e klubit tonë”, thuhet fillimisht në njoftimin e Malishevës.

“Haxhiu vjen me një eksperiencë të pasur nga futbolli shqiptar dhe ai gjerman; gjatë karrierës së tij ai ka mbrojtur ngjyrat e Dinamos, Kukësit dhe së fundmi KF Tiranës, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit”, mbyllet njoftimi. /Telegrafi/