Zyrtare: Liverpooli arrin marrëveshjen, Araujo kalon në huazim nga Barcelona
Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit uruguaian Ronald Araujo, i cili i bashkohet klubit nga Barcelona në formë huazimi për sezonin 2026/27.
27-vjeçari do të luajë përkohësisht në “Anfield”, me Liverpoolin që ka përforcuar repartin defensiv përpara fillimit të sezonit të ri.
Araujo pritet t’i ofrojë trajnerit një tjetër alternativë të rëndësishme në qendër të mbrojtjes, falë përvojës së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.
Araujo e ka zhvilluar pjesën më të madhe të karrierës së tij te Barcelona.
Ai iu bashkua klubit katalanas në vitin 2018 nga skuadra uruguaiane Boston River dhe më pas kaloi nëpër akademinë e Barcelonës, përpara se të bëhej pjesë e rregullt e ekipit të parë.
Mbrojtësi ka qenë gjithashtu një nga lojtarët e rëndësishëm të përfaqësueses së Uruguait, duke grumbulluar përvojë të konsiderueshme edhe në arenën ndërkombëtare.
Me ardhjen e Araujos, Liverpooli shton një tjetër opsion në qendër të mbrojtjes dhe vazhdon përgatitjet për sezonin 2026/27.
Klubi anglez ka qenë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar veror, teksa më herët ka siguruar edhe shërbimet e mesfushorit 17-vjeçar kolumbian Samuel Martinez nga Atletico Nacional. /Telegrafi/


