Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Leicester City transferon Iheanachon (Foto)

2017/08/iheanacho-2.jpg

Kelechi Iheanacho është lojtari më i ri i Leicester Cityt.

Manchester City dhe Pep Guardiola po vazhdojnë me largimin e futbollistëve nga skuadra, të cilët po i cilësojnë si të panevojshëm.

I fundit është sulmuesi i talentuar nigerian, Iheanacho, i cili është larguar nga ‘Qytetarët’, por ka vendosur të mbetet në Ligën Premier.

Iheanacho është bashkuar me skuadrën e Leicester Cityt për një shifër të raportuar prej 25 milionë funteve.

Sulmuesi nigerian ka nënshkruar kontratë të vlefshme për pesë vitet e ardhshme. /Telegrafi/