Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: La Liga konfirmon datën e re të El Clasicos

2019/11/messi-ramos-e1573650134953.jpg

Komisioni i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit ka vendosur tashmë zyrtarisht për datën e re të El Clasicos me Barcelonës dhe Real Madridit.

El Clasico e parë e sezonit në mes të Barcelonës dhe Real Madridit do duhej të luhej me 26 tetor në kuadër të javës së 10-të në La Liga.

Megjithatë, protestat e shumta në Kataluni kanë bërë që kjo ndeshje të shtyhet dhe dy klubeve i është kërkuar një datë e re për zhvillimin e takimit.

Data e propozuar nga Barcelona dhe Real Madridi ishte 18 dhjetori i këtij viti.

Nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesin e Federatës Spanjolle të futbollit kanë zyrtarizuar këtë datë.

"Konfirmohet data e El Clasicos. E mërkurë, 18 dhjetor. Camp Nou, ora 20:00", thuhet në njoftimin e La Ligas. /Telegrafi/