Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Feghouli transferohet te klubi i Ligës Premier

2016/06/Ck6sls6WgAAZFPq.jpg

Mesfushori i Valencias, Sofiane Feghouli, është transferuar në Ligën Premier te West Ham.

Algjerian ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin e West Hamit.

Ai është shprehur shumë i lumtur me kalimin te skuadra londineze dhe një gjë e tillë është konfirmuar përmes një video të postuar në Twitter nga klubi anglez.

Lexo më shumë:Lajmet e fundit nga Transferimet

Feghouli ka treguar paraqitje shumë të mira me Valencian, por i kishte skaduar kontrata dhe ishte lojtar i lirë.

Ai kërkohej edhe nga Interi dhe Manchester United. /Telegrafi/