Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Faruk Statovci, trajner i ri i Flamurtarit

2024/07/Faruk-Statovci-Flamurtari.jpg

Klubi kryeqytetas, Flamurtari ka njoftuar emërimin e Faruk Statovcit si trajner të ri të ekipit, pasi synim kryesor kanë rikthimin në Superligën e Kosovës.  

Kuqezinjtë kanë filluar me projektin për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe këtë e kanë nisur nga emërimi i trajnerit të ekipit të parë.

Bëhet fjalë për emrin e njohur, Faruk Statovci, i cili është emëruar trajner për edicionin 2024/25.

Njoftimi i emërimit të ish-mesfushorit të Kosovës ka ardhur nga faqja zyrtare e Flamurtarit në rrjetet sociale.

Njoftimi pa ndërhyrje i FlamurtaritFaruk Statovci - timonier i ri i FlamurtaritKlubi Futbollistik Flamurtari komunikon arritjen e bashkëpunimit me Faruk Statovcin për sezonin vijues.Emërimi i Statovcit si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vite është vlerësuesi më i mirë për teknikun Statovci.Fillimi i fazës pregaditore në fillim të javës që po vjen shënon edhe fillimin e etapës së Statovcit në klub.Të gjithë në KF Flamurtari i urojnë mirëseardhje Statovcit dhe stafit të tij, duke u dëshiruar njëherit shumë suksese./Telegrafi/