Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Dortmundi shkarkon trajnerin Bosz, Stoger në vend të tij (Foto)

2017/12/GettyImages-886396452.jpg
220:"MADRID, SPAIN - DECEMBER 05: Peter Bosz, head coach of Borussia Dortmund reacts during a press conference at Estadio Santiago Bernabeu on December 5, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadra gjermane, Borussia Dortmund ka shkarkuar sot (e diel) trajnerin e saj, Peter Bosz, ndërsa vendin e tij do ta zë Peter Stoger. 

Milionerët nga Bundesliga dhe trajneri Bosz kanë vendosur t'i ndajnë rrugët gjatë ditës së diel.

Kjo pasi, Dortmundi vendosi ta shkarkoj nga detyra trajnerin holandez ende pa mbushur mirë gjashtë muaj në krye të detyrës.

Shkarkimi i Boszit erdhi si shkak i rezultateve të dobëta të treguara në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga.

Dortmundi u eliminua nga Liga e Kampionëve dhe nuk ka gjetur fitore që tetë ndeshje në Bundesliga dhe kjo mbushi kupën e drejtuesve gjerman.

Shkarkimin e holandezit klubi gjerman e njoftoi me anë të rrjeteve sociale dhe faqes zyrtare të klubit.

Drejtuesi i klubit, Joachim Watzke, theksoi se pas një bisede të gjatë me Bosz vendosën që t'i ndajnë rrugët, teksa nuk harroi t'i uroj fat trajnerit holandez në të ardhmen.

Vendin e tij në klub do ta zë përkohësisht, Peter Stoger, i cili para disa javësh ndau udhët me skuadrën tjetër gjermane, Kolnin. /Telegrafi/