Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Dënohet Simeone

2016/04/DiegoSimeoneClubAtleticodeMadridTrainingzN9Qex9ndLux.jpg

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeona është dënuar për pjesën e mbetur të sezonit në La Liga.

45-vjeçari është dënuar me tre ndeshje pasi gjuajti topin në fushë kur ekipi i tij po fitonte me rezultat 1 me 0 kundër Malagas.

Kamerat tregojnë se kujdestari i topave ishte përgjegjës për incidentin që ndërpreu kundërsulmin e Malagas.

Pasi topi ishte hedhur në fushë nga zona teknike e Atleticos, rregullat theksojnë se trajneri është përgjegjës për çdo aktivitet në këtë zonë.

Simeone do të mungojë në ndeshjet kundër Rayo Vallecanos, Levantes dhe Celta Vigos.