Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Berisha nuk luan as ndaj Craiovas

2016/01/zyrtare-berisha-nuk-luan-as-ndaj-craiovas_hd.jpg

Sigal Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë çerek-finale të Ligës Ballkanike kundër Craiovas të mërkurën me fillim nga ora 18:00, ndeshje kjo që do të transmetohet drejtpërdrejt në SS4 HD dhe SS Kosova 2.

Sidoqoftë, edhe pse kjo është ndeshje tepër e vështirë për Bardhekaltërit, ata do të duhet t’ia dalin mbanë pa basketbollistin e tyre më të mirë, Dardan Berishën, i cili është duke vuajtur nga një lëndim në propone.

Në një prononcim për Telegrafin, Berisha ka zbuluar se kur do të rikthehet në stërvitje.

“Nuk do të luaj ndaj Craiovas, pasi që ende nuk jam rikuperuar nga lëndimi në propone. Shpresoj që pas një jave t’i filloj stërvitjet përsëri”, ka deklaruar Berisha.

Mungesa e Dardanit në lojën e Sigal Prishtinës u vërejt më së shumti në ndeshjen e finales së IPKO Kupës, ku Bardhekaltërit pësuan humbje nga Peja. /Telegrafi/