Zyrtare: Ballkani nënshkruan me sulmuesin Walid Hamidi
10/08/2023
Ballkani ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Walid Hamidi nga Shkupi.
Kampioni i Kosovës nuk ka qëndruar duarkryq duke arritur shpejt zëvendësimin e sulmuesit të larguar Albion Rrahmani.
Therandasit kanë arritur njoftuar transferimin e sulmuesit algjerian, Walid Hamidi, i cili vjen nga Shkupi.
Kosto e transferimit dhe kohëzgjatja e kontratës së 26-vjeçarit nuk janë zbuluar nga Ballkani.


