Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Agon Xhaka transferohet te Malisheva

2021/07/213086422_656493495293158_8269188838249755106_n-e1625913741414.jpg

Malisheva ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri, edicion ku do të luajnë në Superligën e Kosovës.

Kjo skuadër për herë të parë në histori të klubit ka siguruar plasmanin në Superligë, derisa tani po konsolidon ekipin me disa lojtarë cilësorë.

Përforcimi i radhës për klubin bardhekaltër është ai i mbrojtësit prishtinas, Agon Xhakës.

24-vjeçari edicionin e kaluar ishte i huazuar te Besa e Pejës nga Prishtina, ku pati një sezon personal mjaftë të mirë.

Xhaka ka nënshkruar kontratë një vjeçare me FC Malishevën, derisa tanimë edhe është prezantuar në ambientet e klubit elitar. /Telegrafi/