Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Adonis Krasniqi, lojtari i ri i Dukagjinit

2024/06/Adonis-Krasniqi.jpg

Klubi nga Klina, Dukagjini ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mesfushorin 22-vjeçar, Adonis Krasniqi.

Dukagjini i Ismet Munishit ka filluar të marrë formë, me transferime të reja para nisjes së sezonit 2024/25 në Superligën e Kosovës.

Pas rikthimit të Met Millakut, klinasit kanë arritur marrëveshje edhe me një lojtar të talentuar.

Bëhet fjalë për mesfushorin Adonis Krasniqi, i cili së fundmi luajti me ekipin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë i DukagjinitAdonis Krasniqi, pjesë e Dukagjinit. Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me futbollistin, Adonis Krasniqi. 22-vjeçari i cili  bashkohet me klubin tonë nga skuadra e Prizrenit, ndërsa më parë ai ka qenë pjesë e Keku-t dhe Prishtinës së Re, Krasniqi luan ne pozitën natyrale si mesfushor qendror. Mirësevjen, Adonis /Telegrafi/