Zuqaku e pret Vushtrrinë
Njëri prej futbollistëve që ka dhënë një kontribut të lartë për klubin nga Vushtrria, Bajram Zuqaku, ka marr disa oferta nga skuadrat e elitës së futbollit të Kosovës, që në stinorin pranveror të ndërron mjedis. Por, Zuqaku, i ka thënë gazetës se ende nuk ka vendosur për të ardhmen, duke theksuar se është në pritje të klubit vushtrrias se çka do të ndodhë e pastaj të vendosë.
“Kam marr disa oferta nga ekipet e Superligës. Ende nuk kam vendosur asgjë për të ardhmen time. Nuk dua të ngutem njëherë. Jam në pritje se çka do të ndodhë me klubin e Llamkos Kosovës. Pasi të sqarohet gjithçka me skuadrën që e fitova titullin, atëherë do të vendosi”, u shpreh Zuqaku për Sportplus.
Ai nuk ka marr para që dhjetë muaj nga skuadra vushtrriase, e cila po kalon nëpër një krizë të madhe financiare. Por, edhe përkundër kësaj krize, Kosova e Vushtrrisë renditet në pozitën e tretë në Superligë. /Telegrafi/


