Zjarri në Suharekë, digjen 10 hektarë pemishte, vreshta e djerrinë
10:"Webeditor3
24/07/2024
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë, pemishte, vreshta dhe djerrinë.
Rasti ka ndodhur të martën në Suharekë, rreth orës 17:00.
“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë (pemishte, vreshta dhe djerrinë)”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet përkatëse edhe nga zjarrfikësit, derisa rasti i nënshtrohet procedurave hetimore. /Telegrafi/


