Please enter at least 3 characters.

Zjarret në Shqipëri, Berisha: Mirënjohje vendeve mike dhe BE-së, kurse policët dhe ushtarët e Ramës në luftë kundër News24

2024/11/sali-berisha-1.jpg

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me situatën me zjarret në Shqipëri dhe aksionin e fundit kundër News 24 për lirimin e hapësirave.

Berisha në një postim në Facebook ka falënderuar vendet mike për solidaritetin e tyre në luftë me zjarret, gjersa ka kritikuar kryeministrin Edi Rama.

“Zjarrfikës çek dhe sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24! Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave”, shkruan Berisha. /Telegrafi/