Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare
06/09/2026
Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, Bashkia Finiq.
Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private.
Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore.
Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri.
Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë masë elektrike./tch/


