Please enter at least 3 characters.

Zjarr në oborrin e ish-kazermës në Ohër

2016/01/zjarrfik-euml-sit-bllokojn-euml-s-euml-rish-rrug-euml-n-n-euml-veri_hd.jpg

Zjarr sot ka shpërthyer në oborrin e ish-kazermës "Mihajllo Apostoloski" në Ohër. Zjarri ka përfshirë barin e thatë dhe bimët e ulëta, të cilat kanë qenë në oborrin e kazermës.

Me intervenim të Njësitit territorial kundër zjarrit në Ohër, zjarri është shuar, ndërsa si masë shtesë për mospërsëritjen e zjarrit, në vendin e ngjarjes është dërguar edhe një makinë zjarrfikëse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për momentin nuk ka informacione për arsyet e zjarrit, ndërsa sipas njoftimeve të para thuhet se zjarri është shkaktuar nga faktori njeri./Telegrafi/