Zjarr në një objekt në Klinë, përfshihen nga zjarri pajisje bujqësore, ushqim i kafshëve – Policia jep detaje
Foto: Ilustrim
08/08/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten në orët e paradites një objekt është përfshirë nga zjarri në Klinë.
Policia njofton se rasti po hetohet.
“Klinë 07.08.2026, 10:40. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një objekt në të cilin ishin të vendosura automjete bujqësore (traktor) disa pajisje tjera bujqësore dhe ushqimi i kafshëve, kompletë shtëpiza (kuzhinë verore), si dhe rreth 1000 kg miell”, thuhet në raport. /Telegrafi/


