Zidane: Shumë lojtarë të Realit mund të shiten
265:"MADRID, SPAIN - MAY 01: Zinedine Zidane manager / head coach of Real Madrid during the UEFA Champions League Semi Final Second Leg match between Real Madrid and Bayern Muenchen at the Bernabeu on May 1, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
Zinedine Zidane (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
15/04/2019
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i ka përgënjeshtruar pohimet se Karim Benzema do të zëvendësohet me një sulmues tjetër në Santiago Bernabeu në sezonin e ardhshëm.
Ai ka folur edhe për të ardhmen e Toni Kroos duke thënë se është lojtar shumë i rëndësishëm për mesfushën e Los Blancos.
Sa i përket Iscos, Zizu është shprehur se i pëlqen mënyra si luan, mirëpo nuk e ka mohuar mundësinë e largimit të disa lojtarëve në fund të këtij sezoni.
"Janë shumë lojtarë këtu që mund të shiten, sepse të gjithë janë të mirë. Shumë klube i duan lojtarët e Real Madridit, kjo nuk është diçka e re".
"Isco është një lojtar i rëndësishëm dhe më pëlqen. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në sezonin e ardhshëm", ka deklaruar Zidane për Marca. /Telegrafi/


