Please enter at least 3 characters.

Zidane shkruan historinë pas barazimit të Real Madridit në Camp Nou

2019/12/GettyImages-1194742566.jpg
255:"BARCELONA, SPAIN - DECEMBER 18: Luka Modric of Real Madrid replaces Federico Valverde of Real Madrid during the Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on December 18, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)
12:"Getty Images

Një barazim 0-0 me Barcelonën në Camp Nou të mërkurën në mbrëmje ka parë Zinedine Zidane të bëhet menaxheri i parë i Real Madridit që shkoi në pesë ndeshje si i pamposhtur në këtë stadium.

Trajneri francez ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e klubit nga Santiago Bernabeu, duke shkuar në pesë ndeshje pa humbje në Camp Nou.

Përgjatë pesë ndeshjeve të tij të kaluara në të gjitha garat në terrenin e katalunasve, Zidane ka barazuar tre ndeshje ka fituar dy për të siguruar.

Barazimi i fundit pa gola i dy skuadrave ishte rezultati i parë 0-0 midis dy gjigantëve në të gjitha garat që nga nëntori i vitit 2002 - një periudhë prej 6235 ditësh.

Me këtë barazim, dy klubet mbesin duke ndarë pozitën e parë me pikë të barabarta.

Real Madridi ndeshjen e radhës e luan ndaj Athletic Bilbao të dielën, ndërsa Barcelona luan të shtunën kundër Alavesit.

Clasico tjetër është vendosur të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/