Please enter at least 3 characters.

Zidane largohet, vjen Pochettino?

2016/01/pochettino-merituam-fitore-ndaj-violas_hd.jpg

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se ka shtuar edhe Mauricio Pochettinon në listën e menaxherëve potencial.
Zinedine Zidane u emërua trajner i Realit gjatë janarit, por raportohet se francezi do të lirohet nga detyrat gjatë verës.

Sipas Mundo Deportivo, Perezi është mahnitur me punën e Pochettinos prejse erdhi në krye të Tottenhamit në vitin 2014.

Deri më tani ende nuk ka pasur bisedime zyrtare për argjentinasin, por raportohet se kanë nisur bisedimet e para.

Për postin e trajnerit te Reali përmenden edhe Ernesto Valverde, Unai Emery, Michael dhe Quique Sanchez Florez.