Please enter at least 3 characters.

Zidane, i paqartë kur pyetet për Pogban: Klubi e di se çfarë duam

2019/07/PaulPogbautnew-2.jpg
270:"SINGAPORE, SINGAPORE - JULY 20: Paul Pogba of Manchester United in action during the 2019 International Champions Cup match between Manchester United and FC Internazionale at the Singapore National Stadium on July 20, 2019 in Singapore. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk ka mundur t'i shmangë pyetjet për Paul Pogban, gjatë konferencës së parë për shtyp në këtë verë.

Mesfushori i Manchester Unitedit është duke u lidhur me një largim nga Old Trafford, ndërsa Los Blancos dhe Juventusi janë dy klubet që mund t'i marrin shërbimet e tij.

Derisa konkurrenca ndërmjet tyre është e madhe, Reali akoma nuk ka hequr dorë për transferimin e francezit, duke qenë se loja e tij pëlqehet nga trajneri Zidane.

Paul Pogba (Foto: Lionel Ng/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, kur është pyetur në konferencë lidhur me Pogba, legjenda franceze ishte mjaft i paqartë.

"Klubi e di se çfarë duam dhe kemi kohë përpara. Tash për tash jemi të përqendruar te këto ndeshje. Do të shohim se çfarë do të ndodhë", është shprehur ai. /Telegrafi/