Please enter at least 3 characters.

Zidane i lumtur me pikën e fituar në ‘El Clasico’

2016/12/zidane-1-e1480787336899.jpg

Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me barazimin ndaj Barcelonës.

‘El Clasico’ e zhvilluar sot(shtunë) në Camp Nou, nuk ka sjell fitues, pasi Barcelona dhe Real Madrid janë ndarë më barazim 1-1.

Megjithatë, ky barazim i pëlqen trajnerit të ‘Mbretërve’, i cili ndihet i lumtur me këtë pikë të marrë nga një ndeshje shumë e vështirë.

“Ne jemi të lumtur me këtë pikë. Nuk ishte ndeshje e lehtë për ne. Ne shtuam pikat tona”, ka thënë Zidane pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Krijuam shumë raste për të shënuar sot, por sonte duhet theksuar edhe zemra e këtij ekipi. Edhe pse ata kaluan në epërsi, ne mbajtëm zemrën e ekipit dhe besuam përsëri në vetën tonë”.

“Nuk besoj se kjo ndikon në motivimin e Barcës. Jemi gjashtë pikë larg, por kjo nuk ndryshon asgjë, sezoni është i gjatë".

“Gjyqtari? Unë nuk flasë për të”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/