Please enter at least 3 characters.

Zidane flet për të ardhmen e James

2016/07/james_rodriguez_3550736b.jpg

Kohëve të fundit ka pasur shumë zëra se James Rodruguez do të largohet nga Real Madridi.

Por, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në SHBA, trajneri i Los Blancos, Zinedine Zidane, i është përgjigjur pyetjeje në lidhje me të ardhmen e James.

"Ai është një lojtar i Realit dhe do të qëndron me ne", ka thënë shkurt tekniku francez, duke ia mbyllur derën të gjitha spekulimeve.

Kolumbiani ishte i lidhur me një kalim te Man Utd dhe PSG. /Telegrafi/