Please enter at least 3 characters.

Zidane flet për shkarkimin e mundshëm nga Reali

2019/03/ZinedineZidanerikthimface.jpg
275:"MADRID, SPAIN - MARCH 11: Zinedine Zidane is unveiled as new Real Madrid manager at Estadio Santiago Bernabeu on March 11, 2019 in Madrid, Spain. Zinedine Zidane returns as Real Madrid manager just 10 months after leaving the Spanish club. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Zinedine Zidane ka thënë se nuk po e mendon shkarkimin nga Real Madridi po për formën e skuadrës.

Trajneri  francez e ka filluar në mënyrë jo edhe aq të mirë sezonin e ri te Los Blancos në La Liga, por më keq është në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle u mposht në startin e Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germian 2-0, duke bërë që pozita e Zidanes te Reali të vihet në diskutim.

Francezi ka thënë se ai nuk po e mendon shkarkimin e tij, por për formën e skuadrës dhe si të rikthehen në mënyrën më të mirë.

“Nëse filloj të lexoj… jam jashtë”, ka thënë Zidane para gazetarëve kur është pyetur se a i frikësohet shkarkimit.

“Ndihem i fortë. Gjithmonë më kanë mësuar të mos i ul kurrë krahët dhe të vazhdoj të punoj deri në minutën e fundit”.

Pas pesë javësh të zhvilluara në ligën spanjolle, Real Madridi ka arritur t’i grumbullojë vetëm tetë pikë. /Telegrafi/