Please enter at least 3 characters.

Zidane ende nuk beson: Do të vuajmë në ndeshjen e ardhshme

2017/05/zizu-1212v.jpg

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Atletico Madridit.

Ai ka thënë se skuadra e tij do të vuajë në ndeshjen e kthimit edhe pse rezultati është dukshëm në favor të tyre.

“Kur shikojmë rezultatin shohim që kemi bërë ndeshje të mrekullueshme. Megjithatë, kemi edhe ndeshjen e dytë”.

“Do të punojmë shumë të ecim tutje. Do të vuajmë si mysafirë”, ka thënë Zidane.

Fitorja me rezultat 3-0 ka bërë që Real Madridi që nga tani të mendojë për finalen e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Cardiff. /Telegrafi/