Please enter at least 3 characters.

Zidane dëshiron transferimin e Kean te Reali

2019/04/Moise-Kean-1.jpg
223:"CAGLIARI, ITALY - APRIL 02: Moise Kean of Juventus celebrates his goal 0-2 during the Serie A match between Cagliari and Juventus at Sardegna Arena on April 2, 2019 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Talenti i Juventusit, Moise Kean, ka përfunduar në radarin e Real Madridit dhe trajnerit të tyre, Zinedine Zidane.

Kean ka shpërthyer për klubin dhe Italinë këtë muaj dhe forma e tij ka tërhequr gjithashtu interesin e ish-yllit të Juventusit, Zidane.

Francezi dëshiron të shtojë opsionet e tij sulmuese në sezonin e ardhshëm dhe dëshiron të sjellë talentin Kean në Santiago Bernabeu.

Kean duke festuar një gol me fanellën e Juves (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi do të testojë vendosmërinë e Juventusit me një ofertë këtë verë për sulmuesin e ri.

Megjithatë, transferimi i tij do të jetë i vështirë pasi vëllai i lojtarit, Giovanni, deklaroi më parë këtë javë: "Nuk ka asnjë ekip tjetër tani përveç Juventusit".

"Juventusi është Juventus... edhe nëse Real Madridi dhe Barcelona kanë tituj (evropianë) më shumë".

Transferimi i tij gjithashtu do të jetë i vështirë edhe për faktin se Juventusi dëshiron ta blindoj me kontratë të re./Telegrafi/