Please enter at least 3 characters.

Zhvilloi shpejtësi të rrezikshme me skuter, ndalohet i mituri nga Ferizaj

2021/08/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-14.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Varosh në Ferizaj ka ndaluar një të mitur.

I njëjti deri sa kishte qenë duke drejtuar skuterin kishte zhvilluar shpejtësi të rrezikshme.

Pas shoqërimit të tij në stacion të policisë, i njëjti iu kishte dhënë informatën se posedonte një pistoletë në shtëpi.

Me urdhëresë te gjykatës është bastisur shtëpia e tij dhe është gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë me një karikator dhe një fishek i kalibrit 7.65 mm.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/