Please enter at least 3 characters.

Zhurma misterioze zgjon banorët në orët e hershme të mëngjesit (Video)

2017/05/Banorët-e-çuditur-me-zhurmat-misterioze-që-dëgjuan-në-orët-e-para-të-mëngjesit-foto.jpg

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Nottingham të Anglisë janë dëgjuar zëra misteriozë, që ngjanin me hungërima kafshësh.

Policia ka marrë ankesa të shumta, për zërat e pazakontë që dëgjonin në pothuajse çdo dy minuta, transmeton Telegrafi.

“Dukej sikur zhurmë e luftërave që gjëmonte dhe shuhej menjëherë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Nuk dihet se çfarë kanë qenë këto zëra që u përshkruan si mjaft të frikshme, të cilat nuk kanë dalë nga ndonjë fabrikë apo vend punishte. /Telegrafi/