Zhgënjejnë Lakers, triumfojnë Warriors – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA
Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, aty ku kishte befasi dhe adhuruesit e ligës më të madhe në basketboll kanë patur shansin të shikojnë spektakël.
New York Knick e ka befasuar Los Angeles Lakers, duke i mposhtur me rezultat komod 111-96.
Në anën tjetër, fitore të pritur mori Golden State Warriors në shtëpi ndaj Denver Nuggtes me shifrat 116-107, por që ishte e mundimshme.
Një fitore edhe më të ngushtë e mori edhe Phoenix Suns që mposhti Houston Rockets me vetëm gjashtë pikë dallim, 126-120.
Triumf spektakolar ka shënuar edhe Washington Wizards që kanë mposhtur Utah Jazzin me rezultat 125-121.
Fitore më bindëse mori Philadelphia 76ers ndaj Dallas Mavericks me rezultat 113-95.
Me pak mund dhe shumë kënaqësi, San Antonio Spurs ka triumfuar ndaj Orlando Magic me numrat 120-97.
Takim interesant ishte edhe ai i Chicago Bulls me Memphis Grizzlies, me këta të fundit që ia dolën në fund me 101-90.
New Orleans Pelicans kanë shënuar fitore të ngushtë me vetëm shtatë pikë dallim nga Sacramenton Kings, 117-110. /Telegrafi/


