Zhduket një grua në Prishtinë, rasti po hetohet
26/05/2025
Një grua ishte larguar dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur ngjarja ka ndodhur më 23.05.2025 rreth orës 19:30, në Prishtinë.
Tutje thuhet se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.
“Ankuesja femër kosovare me datë 25.05.2025 ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 23.05.2025 ishte larguar dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport. /Telegrafi/


