Please enter at least 3 characters.

Zhduken disa shtetas të huaj, Shoqata për Shpëtim arrin t'i lokalizojë - njëri është i lënduar

2023/12/LAJMI-I-FUNDIT.png

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se ka ndërmarrë me sukses një operacion kërkim-shpëtimi pas raportimeve për një person të zhdukur dhe të lënduar.

Sipas njoftimit të publikuar, ekipet e shpëtimit janë mobilizuar menjëherë pas pranimit të informacionit dhe kanë arritur të lokalizojnë personat e zhdukur.

Të lënduarit, që sipas shoqatës janë shtetas të huaj, kanë marrë ndihmën e parë dhe janë në proces të bartjes në një zonë të sigurt.

“Ekipet tona janë në terren për t’u ofruar ndihmën e parë dhe për t’i bartur në zonë të sigurt”, thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Tutje nga Shoqata për Telegrafin kanë thënë se dy persona kanë rezultuar të zhdukur te Parku Kombëtar -Malet e Sharrit, dhe njëri prej tyre është i lënduar.

Shoqata gjithashtu ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë këtij operacioni. /Telegrafi/