Please enter at least 3 characters.

Zhbogar: Maqedonia është shembull pozitiv për Ballkanin

2016/03/Samuel-Zhbogar-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Në një intervistë për BRIN, euro-ambasadori në Shkup, Samuel Zhbogar konsideron se Maqedonia është shembull për Ballkanin.

Ai thotë se Maqedonia është një yll në rajon, një shembull pozitiv, ku njerëzit u përballën me kapjen e shtetin, duke lëvizur nga një shtet që ngeci, në një shtet që ecë përpara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me bisedimet për çështjen e emrit, Zhbogar refuzon të flet për një Plan B, nëse dështojnë këto bisedime. Sipas tij, çështja nuk është e lehtë, por sheh te të dy palët një tentim të madh për të arritur një ujdi.

Euro-ambasadori shprehet se ajo që ndodh në Maqedoni, do të ndikojë kudo në rajon, duke shtuar se të gjithë e kanë të qartë se ky vend duhet të vazhdojë të ecë drejt BE-së.

Në përmbyllje, Zhbogar shpreson që më 2020, kur të largohet nga Shkupi, ta sheh Maqedoninë në bisedime të thella për anëtarësim në BE./Telegrafi/