Please enter at least 3 characters.

Zgjedhjet në SHBA: Të dhënat që tregojnë se kush po udhëheq në shtetet që janë ende duke i numëruar votat

2020/11/26d77ea0-e3e1-4f4b-bc4e-fd8a19779b6e-scaled.jpg
136:"A worker checks with an election supervisor at the central counting board, Wednesday, Nov. 4, 2020, in Detroit. (AP Photo/Carlos Osorio)
2:"AP

Gara për Shtëpinë e Bardhë tanimë ka mbetur në atë se kush fiton disa shtete të mbetura.

Dhe sipas një shkrimi të BBC, përcjell Telegrafi, ato janë këto:

GEORGIA - 16 vota elektoraleSi qëndrojnë gjërat aty?

Trump është përpara, por Biden po ngushton hendekun - tani është në më pak se 2,000 vota larg.

Sa vota janë ende të panumëruara?

Zyrtarët lokalë thonë se rreth 15,000 vota kanë mbetur për tu numëruar.

PENNSYLVANIA - 20 vota elektoraleSi qëndrojnë gjërat aty?

Trump është përpara, por Biden po ngushton hendekun - ajo që dikur ishte më shumë se gjysmë milioni tani është në më pak se 23,000.

Sa vota janë ende të panumëruara?

Sekretari i Shtetit vlerëson se 550,000 vota ishin ende atje në fillim të ditës - rreth gjysma kanë mbetur akoma.

Ku janë këto vota?

Në qarqet e fituara nga Hillary Clinton në 2016, kështu që kryesisht janë votat e Demokratëve.

ARIZONA - 11 vota elektoraleSi qëndrojnë gjërat aty?

Biden ende ka një epërsi prej rreth 47,000 - por Trump ka fituar vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Sa vota janë ende të panumëruara?

Zyrtarët shtetërorë thanë të enjten pasdite se kishin rreth 470,000 vota për të numëruar - është e paqartë se sa kanë mbetur tani.

NEVADA - 6 vota elektoraleSi qëndrojnë gjërat aty?

Biden kryeson me gati 12,000 vota, një epërsi që ai e rriti pak të enjten me grupin e fundit të rezultateve.

Sa vota kanë mbetur të panumëruara?

Zyrtarët thonë se kanë mbetur rreth 190,000 fletëvotime. /Telegrafi/