Please enter at least 3 characters.

Zgjedhja e kancelarit të ri, Friedrich Merz - Murati kërkon votim si në Gjermani për Albulena Haxhiun

2024/06/Konference-Hekuran-Murati-foto-Ridvan-Slivova-6-e1722931855607.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ministri në dorëheqje i Financave, Hekuran Murati, ka komentuar zhvillimet politike në Gjermani, duke përmendur votimin e fshehtë që çoi në zgjedhjen e kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murati tha se edhe në Kosovë votimi i fshehtë do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit aktual politik për konstituimin e Kuvendit.

Ai kritikoi opozitën për, siç tha, bllokadën e pajustifikuar ndaj këtij procesi.

“Votimi i fshehtë është formë demokratike për shprehje të vullnetit të lirë të deputetëve, dhe do të mundësonte zgjidhjen e ngërçit për konstituim të Kuvendit edhe tek ne,” shkroi Murati.

Ai vlerësoi gjithashtu qasjen e partive gjermane në procesin e zgjedhjes së kancelarit, duke theksuar se, ndonëse votimi i parë dështoi, askush nuk kërkoi ndërrim kandidati apo formim të një qeverie tranzicionale.

<section> <h2> <h2>A duhet të kemi një Qeveri gjithëpërfshirëse?</h2> </h2> </section> <section> <h2>Po</h2> </section> <section> <h3>Jo</h3> </section>