Please enter at least 3 characters.

Zgjatet orari i QKMF-së në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, me qëllim të përmbushjes së nevojave të qytetarëve.

“Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prizren ka zgjatur orarin e punës deri në orën 22:00, në funksion të përmbushjes së nevojave të qytetarëve”, ka shkruar Totaj në një postim në Facebook.

Ai ka theksuar se vendimi është marrë në prag të sezonit veror, kur pritet rritje e fluksit të pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që vijnë për pushime.

“Ky vendim është marrë veçanërisht për ta lehtësuar qasjen në shërbime shëndetësore gjatë sezonit veror, kur rritet fluksi i pacientëve, përfshirë edhe bashkatdhetarët që qëndrojnë në vendin e tyre”, ka shtuar Totaj.

Sipas tij, zgjatja e orarit synon të ofrojë qasje më të lehtë në shërbime shëndetësore dhe të reduktojë pritjet në QKMF, sidomos në periudhat kur kërkesa për shërbime rritet. /Telegrafi/