Please enter at least 3 characters.

Zeneli i çuditur me kartonin e kuq

2016/01/zeneli-i-ccedil-uditur-me-kartonin-e-kuq_hd.jpg

Sulmuesi Semir Zeneli po shkëlqen në këtë kampionat në fanellën e Hajvalisë. Ish-futbollisti I Llamkos Kosovës, Drenicës dhe 2 Korrikut, pas xhiros së pestë ka shënuar po aq gola duke i prirë i vetëm listës së shënuesve. Hajvalia së fundmi e mundi Ferizajn në fushën e kësaj të fundit me shifrat 3:0 kurse Zeneli e shënoi një gol.

“Në Ferizaj kemi udhëtuar për fitore. Gjithsesi, ne hasëm në një kundërshtar të fortë por që ne ishim të motivuar dhe arritëm fitore”, tha Zeneli për Arenën.

Ai në këtë ndeshje e la Hajvalinë me dhjetë lojtarë në fushë pasi që në momentin e shënimit të golit e nxori fanellën e ‘bashkëlojtarit’ të tij, Armend Kastrati për të festuar. Kastrati ditë më parë e theu këmbën në ndeshjen me Trepçën.

“Kartonin e vlerësoj si jo të drejtë. Nuk e di çfarë rregulloresh ka FFK-ja. Nuk jam i vetmi në futboll që bëjë një gjest të tillë dhe të ndëshkohem me kartonë të kuq nuk po më duket e drejtë”, përfundoi Semir Zeneli. Ishet gjyqtari Bajram Gashi që e përjashtoi nga loja, pas kartonit të dytë të verdhë. /Telegrafi/