Please enter at least 3 characters.

Zemra e Pjanic rreh për Barcelonën

2020/06/MiralemPjanicjuve-1-e1591551769910.jpg
226:"TURIN, ITALY - OCTOBER 19: Miralem Pjanic of Juventus celebrates his goal during the Serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on October 19, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Miralem Pjanic ka vendosur ta dëgjojë zemrën e tij dhe t’i bashkohet Barcelonës, përkundër interesimit nga Paris Saint-Germaini – raporton Marca.

Mesfushori boshnjak pritet të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar veror, duke qenë se nuk bën pjesë në planet taktike të Maurizio Sarrit.

Njëherësh, ai është në kërkim të një sfide të re dhe ishte shumë i gëzuar kur Barcelona ishte pajtuar që ta përfshinte në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur Melon.

(Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, braziliani refuzoi të largohej nga Camp Nou dhe deri më tani dy klubet nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme.

Në anën tjetër, PSG ka bërë ofertë për Pjanic duke e përfshirë në marrëveshje edhe Leandro Paredesin, mirëpo zemra e boshnjakut rreh për Barcën.

Manchester Unitedi dhe Chelsea janë përmendur si dy destinacionet tjera të 30-vjeçarit, ndërsa pjesë e marrëveshjes mund të jenë Paul Pogba, respektivisht Jorginho. /Telegrafi/