Please enter at least 3 characters.

Zemërgjerësia e P.Diddy, dhuron një milion dollarë për universitetin ku studioi

2016/01/puffdaddy.jpg

Puff Daddy po dhuron një milion dollarë për Universitetin Howard, ku ai dikur ishte student aty.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, e bëri njoftimin së bashku me drejtorin e këtij Universiteti, Wayne Frederick, gjatë një shfaqjeje të tij, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se paratë do të shkojnë drejt krijimit të një fondi për bursa.

Ylli i muzikës, kaloi dy vjet në Howard, ai mori edhe një doktoratë nderi në vitin 2014.